Lekurat delikate
- Itl Berg
- Dec 8, 2020
- 5 min read
Mollezat kane marre flake ? Fytyra ju skuqet papritur? Per
te mos folur me pas per djegiet qe ju shkaktohen kur provoni te vini produktet e kozmetikes qe perdornit gjithmone. Duket sikur lekura juaj gjithnje aq ne forme ka dale nga binaret, apo sikur jeni goditur nga nje alergji e cuditshme. Motivi i ketij irritimi eshte tjeter: thjesht jeni bere shume te ndjeshme dhe nuk ju ngelet gje tjeter vecse te kuroheni.
Reaksionet e para qe godasin fytyren
Cfare sinjalesh na dergon fytyra kur behet e ndjeshme? Simptoma fillestare eshte skuqja qe duket ne cdo luhatje te temperatures. Me pas lekura mund te behet e ndjeshme nga kontakti me ujin, ose pas pershtypjes se pare te lehtesimit, ajo fillon te terhiqet. Cfare duhet bere? Eshte mire qe te vendoset kremi hidratant, por mund te ndodhe qe as ky te mos na lehtesoje, madje mundet qe aplikimi i tij te na shkaktoje deri edhe djegie. Atehere eshte e nevojshme qe te nderrojme produkt, duke kerkuar mes produkteve per lekura te ndjeshme, pasi permbajne nje doze me te vogel konservantesh,
ngjyrosesish dhe nuk kane parfume. Shpesh here arsyeja kryesore e acarimit eshte se lekura nuk e duron me ate lloj produkti , ose ka arritur limitin. Ideale do te ishte te zgjidhnim nje krem me sa me pak perberes aktive, pasi sa me shume te ngushtohet fusha e vepruesve aq me te lehte e kemi nese lekura nuk toleron nje lloj vepruesi aktiv. E rendesishme ne keto raste eshte te mos perdoren kremra te prodhuar ne farmaci, pasi permbajne veprues aktive jo te pasuruar, me perqendrime te forta dhe shume agresive per lekuren e ndjeshme.
Kujdes- ndaj rrezeve ultraviolet
Ekspozimi ne diell eshte nje nga shkaqet qe mund ta beje lekuren teper te ndjeshme. Duhet te tregoheni shume te kujdesshme, jo vetem ne vere kur tentoni te nxiheni, por edhe ne qytet ndaj diellit te pranveres. Ideale eshte te aplikoni ne fytyre cdo dite nje krem me ngjyre qe ju mbron nga rrezet ultraviolet. Zgjidhje e menjehershme
Ne pergjigje ndaj reaksioneve te jashtme, lekura normale vepron duke mobilizuar mekanizmat e saj mbrojtes. Kur lekura eshte bere e ndjeshme, kjo do te thote qe ky sistem mbrojtes nuk funksionon,
prandaj zgjidhja e menjehershme eshte te perdorim cdo mengjes e mbremje nje krem qe rregullon
sistemin mbrojtes te lekures dhe siguron nje mbrojtje te menjehershme.
Nje spruco termale
Edhe larja e fytyres ju eshte bere 'problem me vete? Nese lekura terhiqet dhe djeg, atehere duhet te aplikoni pastrimin me qumesht e tonik. Por, megjithate pas tij, duhet qe lekura te shplahet. Si? Ideale do te ishte te spruconim fytyren me uje termal, pasi nuk do te krijoje probleme si uji I rrjedhshem,por do te rifreskoje lekuren.
Lot dhe djegie
Sa me pak substanca shkumogjene,asnje ngjyrues, asnje parfum: jane perberesit e duhur per nje produkt te lekurave te ndjeshme. Sidomos kur zona delikate eshte ajo rreth syve.
Pastrimi i duhur
Nje pastrim delikat eshte arma e pare mbrojtese. Ja perse duhet te zevendesojme pastruesin paraardhes me nje tjeter me te pershtatshem per lekurat delikate.Syte jane me delikate
Edhe zona perreth syve mund te behet e ndjeshme duke manifestuar skuqie dhe djegie. Syte kane dy disaavantazhe: sforcimin e vazhdueshem viziv qe sjell lodhje dhe favorizon konsumimin e mbrojtjeve te lekures; dhe per me teper varferia natyrale e gjendrrave te yndyres e ben kete zone me te ndjeshme dhe delikate ndaj agjenteve te jashtem.Per kete eshte e domosdoshme te vendoset kremi i pershtatshem per konturet e syve, i cili duhet te jete shume hidratant. Ketu nuk duhen perdorur produkte me efekte lifting pasi ato e terheqin lekuren duke e irrituar. Kremrat e duhur duhet te jene delikate dhe ristrukturues. Po truket qe perdorim per syte a mund te jene te demshem? Po, ne rastet kur lekura eshte bere e ndjeshme duhet qe pluhurat t'i zevendesojme me kremra, pasi cdo lloj pluhuri, madje edhe pudra eshte dehidratante e provokon irritimin. Atehere nuk duhet te perdorim me tone dhe pudra? Mund te perdoren, por ato duhet te jene delikate dhe te lengshme, sidomos te pajisura me filtra kundra rrezeve ultraviolet.
KujdeS! Kur zona perreth syve behet e ndjeshme, lekura duket opake,krijon vija gri qe mund te duken si rrathet e zinj te syve por qe nuk jane, prandaj ne kete rast nuk sherbejne produktet mbuluese per rrathet e syve,perkundrazi ato mund te behen demshme, pasi evidentojne me shume rudhat. Duhet ndaluar perdorimi i rimelit? Nuk eshte e thene. Mjaft qe ta zevendesosh ate me nje produkt te pershtatshem kundra alergjive. Dhe sidomos te mos e perdoresh per gjithe diten.
Edhe trupi rrebelohet
Para gjithe te tjerave, kembet jane te parat pjese te trupit qe dehidratohen me lehtesisht, prandaj kane nevoje te hidratohen me nje krem. Por ndodh qe shpesh pasi kemi perdorur produktin, lekura te na ndizet: si ka mundesi? Ky eshte nje fenomen tipik i lekures shume te thate, qe verifikohet sidomos kur perdoret nje krem shume i yndyrshem. Per ta eleminuar kete, duhet te tregohemi te kujdesshem qe ne perberesit te mos jete urea, nje perberes qe shkeput qelizat siperfaqesore duke provokuar djegie ne lekuren e thate e te dehidratuar. Duke kaluar ne zonat e tjera te trupit mund te ndodhe qe ato te cilat jane ne kontakt me kapset metalike te recipetave, apo me kopsat e xhinseve te skuqen. Pse? Nuk behet fjale per nje alergji, por per nje irritim. Ne kete rast mjaft qe te krijosh nje barriere te lehte me nje lecke apo cope pambuku, mes lekures elastike dhe pjeses metalike, qe eshte irritante. Pra ketu duhet te perdorni nje hidratant ristrukturant qe te jete ne gjendje te krijoje nje barriere lekure me te forte.
Nese kembet djegin
Lekura e trupit eshte krejtesisht e thate aq sa nuk duron kontaktin me kremin hidratant. Nese nuk skuqet me njollat te sfumuara, tregon qe ai krem permban shume veprues aktive. Nese djeg, ndodh se eshte shume agresiv. Produkti me i mire do te ishte nje produkt i lengshem, shume delikat dhe mjaft hidratant. Produkti duhet te masazhohet me delikatese derisa te perthithet krejtesisht.
Tonik per floket
Nese floket jane opake, pa jete dhe lekura e kokes eshte bere e ndjeshme nga kontakti me krehrin, duhet te zgjedhim nje produkt te pasur me vitamina, proteina dhe estrakte vegjetale. Pervec shampos dhe maskes qe duhet t'i perdorni patjeter, duhet te perdorni nje tonik me kamomil qe eleminon irritimet dhe i ben floket me te shkelqyeshem.
Nen uje
Jo vetem fytyra behet e ndjeshme ndaj larjeve, edhe lekura e trupit mund te rrebelohet. Ndonjehere mbas dushit dhe mbasi jemi fshire, duken njolla te kuqe e te sfumuara. Kjo tregon qe lekura nuk eshte e hidratuar aq sa duhet dhe eshte irrituar nga kontakti me ujin e nxehte e te forte (sepse permban bigorr), dhe nga ferkimi i vazhdueshem me rrobat.
Cfare duhet bere?
Ideale eshte qe ne dush dhe ne vaske te perdorim nje vaj pastrues. Ky eshte produkti me efikas per te rregulluar filmin hidropilik, pra barrieren natyrale te lekures dhe per te rritur aftesine e lekures per te toleruar produktin ose kundracelulitit qe mund te perdorni me vone.
Edhe lekura e duarve mund te jete e ndjeshme ndaj larjeve?
Po. Lekures i duhen rreth 20 minuta te rindertoje filmin hidropilik te levizur gjate larjes. Sa me shume te perdoren pastrues agresive, aq me e madhe eshte koha kur lekura ngelet pa mbrojtje. Pra gjeja e pare qe duhet bere eshte ulja e kontaktit me ujin dhe te perdorni nje sapun teper delikat me vaj. Kujdes edhe ndaj dorezave te gomes, duhen veshur mbi nje pale doreza pambuku.
Nje koke shume e ndjeshme
Cfare sinjalesh jep lekura e kokes kur behet e ndjeshme? Zakonisht verifikohet nje skuqje prane rrenjes
se flokeve dhe shkaqet mund te jene shume: permanente dhe ngjyrosje teper te shpeshta qe e irritojne lekuren e kokes dhe e bejne flokun me te dobet dhe ai mund te keputet lehte.
A ka nje zgjidhje?
I duhet dhene pak pushim kokes, duke hequr dore nga trajtimet per disa kohe.
Po perdorimi i tepert i xhelit apo i llakut mund te shkaktoje irritime?
Vetem nese teprohet vertete.
Po krijimi i zbokthit?
Mund te krijohet nga perdorimi i thareses se flokeve shume te nxehte e shume afer kokes, ose nga perdorimi i shampos se gabuar. Produktet shume shkumogjene te perdorura cdo dite, heqin yndyren mbrojtese.
Cduhet bere?
Duhet te mos lahemi aq shpesh dhe te perdorim shampo delikate dhe te bejme maska qetesuese.
Commenti